Ka përfunduar identifikimi i viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës prokurori kryesor dhe drejtori i Shërbimit Nacional Hetues në Bullgari, Borisllav Sarafov.
Ai deklaroi për BTA se tashmë janë identifikuar të 45 viktimat e autobusit që ndërruan jetë si pasojë e djegies së autobusit në autostradën Struma. Identifikimi i tyre është bërë me profile të ADN-së.
“Në orët e hershme të mëngjesit më 23 nëntor në autostradën tek fshati Bosnek, autobusi me targa të Shkupit, që ka qarkulluar nga Turqia drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë. Dje, me dekret të prokurorit publik, është lëshuar miratim që eshtrat e viktimave t’u dorëzohen përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për transport dhe transferim të familjarëve të tyre”, tha Serafov.
Qeveria bullgare do të ndihmojë në transportin e tyre me sigurimin e një aeroplani ushtarak./albeu.com/