Anëtari i vetëm i mbijetuar i një celule terroriste të Shtetit Islamik që vrau 130 njerëz në Paris në nëntor 2015, u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë franceze të mërkurën, dënimi më i ashpër i mundshëm sipas legjislacionit francez.
Salah Abdeslam, një francez 32-vjeçar me origjinë marokene, u kap i gjallë nga policia katër muaj pas atentateve që shkaktuan 130 viktima dhe mbi 250 të plagosur.
Përveç Abdeslamit, 19 persona të tjerë të akuzuar se kanë luajtur role kyçe në sulmet më të rënda të vendit në kohë paqeje u shpallën fajtorë “për të gjitha akuzat” të mërkurën.
Vetëm 14 prej tyre janë paraqitur në gjykatë, ndërsa gjashtë të tjerët janë gjykuar në mungesë.
Dënimi u lexua nga kreu i një paneli prej pesë gjyqtarësh që mbikëqyrte gjyqin maratonë të 20 personave të akuzuar për përfshirje në gjakderdhjes më të rëndë në kohë paqeje në historinë moderne franceze.
Qindra të mbijetuar dhe dëshmitarë kanë ndjekur procedurat që nga fillimi i tyre në shtator dhe ata mbushën bankat e sallës së gjyqit të ndërtuar posaçërisht ndërsa lexoheshin vendimet.
Një ekip prej 10 xhihadistësh të Shtetit Islamik rrethoi kryeqytetin francez, duke sulmuar stadiumin kombëtar, baret dhe sallën e koncerteve Bataclan në një sulm që traumatizoi vendin./rel