Përfundon faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ja me çfarë do të përballen 7 kandidatët në fazën e radhës

Në përputhje me nenin 38, pika 2, shkronja ‘d’, të ligjit 95/2016, sot u zhvillua faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht Testi i Aftësisë Fizike (TAF).

Testimi nisi në orën 07:00 në ambientet e Njësisë Speciale RENEA në Yzberisht, Tiranë.

Të lidhura

None found

Shtatë kandidatët pjesëmarrës, ishin njoftuar më herët për modalitetet e zhvillimit të testit dhe përfunduan të gjithë komponentët përbërës të tij.

Testi synonte vlerësimin e forcës fizike dhe rezistencës:

Numrin maksimal të palosjeve (në një minutë);

Sprintin 300 metra, (i matur me kohë)

Numrin maksimal të pompave (pa kufizim kohor)

Vrapin 2.4 km, (i matur me kohë).

Zhvillimi i testit u monitorua nga një ekip mjekësor për të vëzhguar mbarëvajtjen e tij.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, për të garantuar transparencën dhe ruajtjen e standardeve të procesit.

Pas përfundimit të kësaj faze, do të vijohet me fazën e tretë, e cila konsiston në zhvillimin e një eseje me shkrim dhe testit të arsyetimit logjik.


Shtuar më 10.07.2025 11:53

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş