Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

Këtë të shtunë, një zjarr ka rënë në masivin pyjor të vendit të quajtur “Suka e Mamëzit”, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Kukës.

Në vendngjarje ndodhen 8 punonjës të Drejtorisë Bashkiake të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSh) Kukës, si dhe një mjet zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, të favorizuara edhe nga era.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve paraprake nga Shërbimi zjarrfikës, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pylli, me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis.
Ky është rasti i parë për këtë vit i një zjarri në masivet e larta pyjore të Kukësit.

Deri në këto momente, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimi Zjarrefikes i Bashkise Kukes vijojn punën në terren te veshtire malor për izolimin e plotë të vatrës.


Shtuar 21.03.2026 15:50

Tags: ,