Përfshihet nga flakët shtëpia në Kolonjë, 80-vjeçari bllokohet brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në fshatin Sanjollas, ndërsa në shtëpi jetonte një 80-vjeçar.

Menjëherë zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, për shuarjen e flakëve si dhe shpëtimin e të moshuarit.

Fatmirësisht, 80-vjeçari ka arritur të dalë nga shtëpia fal ndihmës së forcave të shpëtimit, por mësohet se ka marrë djegie në disa pjesë trupit dhe është dërguar në spital. Gjithashtu, për shkak të erës, banesa është djegur plotësisht.

Ende nuk dihet gjendja e të moshuarit dhe arsyeja e rënies së zjarrit, por forcat policore janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 15.04.2025 20:28

Tags: ,