Përfshihet nga flakët një laborator analizash mjekësore në Gramsh, detajet e para

Një qark i shkurtër elektrik, ka shkaktuar panik në radhët e personelit mjekësor në laboratorin e analizave në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh.

Burime zyrtare bënë me dije se një vatër zjarri, u shfaq në një nga laboratorët e këtij institucioni por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën automjetet e shërbimit zjarrfikëses, të cilat izoluan dhe flakët e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ku dyshohet se ka ardhur nga mbingarkesa në rrjetin elektrik.


Shtuar 6.01.2025 14:10