Përfshihet nga flakët një kasolle në Tepelenë, rrezikohet banesa

Para pak minutash, një zjarr i madh ka përfshirë një kasolle në fshatin Veliqot të bashkisë së Tepelenës, duke shkrumbuar kasollen ku mbahej ushqimi për të imtat dhe ka rrezikuar banesën e shtetasit me iniciale B.V., banor i këtij fshati.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku po luftojnë me flakët për të shmangur përfshirjen nga zjarri të banesës aty pranë. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbardhur.


Shtuar 6.06.2024 09:26