Një zjarr ka përfshirë një banesë në Vlorë, në katin e 6-të të një pallati. Sipas burimeve, në banesë nuk ka persona të rrezikuar nga flakët.
Forcat zjarrfikëse, ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
“Vlorë/Informacione paraprake
Me datë 18.11.2021, ora 21:15, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, në një banesë në katin e 6-të të një pallati ka rënë zjarr ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com