Flamurtari ka zyrtarizuar Oltijon Kërnajën si trajnerin e ri të skuadrës. Lajmi është bërë publik nga klubi vlonjat përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.
Në mesazhin e publikuar, klubi shkruan: “Me besim te puna, përkushtimi dhe vizioni i tij, i urojmë shumë suksese në drejtimin e skuadrës sonë dhe arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Oltijon!”
Të lidhura
None found
Për tropojanin bëhet fjalë për një sfidë të re në karrierë, pas eksperiencës së kaluar në Superiore me Partizanin. Në moshën 37-vjeçare, ai drejtoi të kuqtë në 28 ndeshje gjithsej, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, ku regjistroi 13 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje.
