Përfshihet nga flakët magazinë në Krujë

Një magazinë e ish-ndërmarrjes ushqimore në Krujë, e cila shërbente për strehimin  romëve është përfshirë nga flakët.

Magazina ndodhet rreth 500 metra nga qendra e qytetit dhe nga flakët fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar. Dëmet janë vetëm materiale.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuat dy zjarrfikëset e Krujës të cilat kanë bërë të mundur lokalizmin dhe shuarjen e tyre.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 13:12