Ekspertët rekomandojnë të konsumohen të paktën 7-8 gota ujë në ditë. Por nëse pini një gotë ujë në mëngjes, para se të lani dhëmbët, përfitimet që merrni janë më të mëdha.
Fillimisht plotësoni lëngjet e humbura nga trupi gjatë gjumit.
Gjithashtu ” shpëlani” mikrobet dhe bakteret që janë shumëzuar në zgavrën me gojë gjatë natës, duke maksimizuar kështu efektivitetin e larjes së mëngjesit.
Në të njëjtën kohë, kjo shkakton një ndjenjë të ngopjes që zvogëlon konsumin e ardhshëm të ushqimit në mëngjes, një mashtrim që zbatohet para çdo vakti.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuar që pinë 500 ml ujë para çdo vakti për 12 javë humbën më shumë peshë sesa ata që nuk pinë ujë para ngrënies.
Fillimi i ditës me një gotë ujë, por edhe hidratimi adekuat gjatë ditës, ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.
Ekspertët gjithashtu theksojnë se marrja adekuate e ujit është e rëndësishme për shumë funksione të trupit, siç janë heqja e mbetjeve nga veshkat, parandalimi i gurëve në traktin urinar, por edhe funksioni i duhur kardiovaskular dhe fleksibiliteti i nyjeve./albeu.com