Një 27-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se përshtati dhe përdori mjedisin e lokalit të tij për shitje dhe përdorim droge. Gjatë kontrollit që është ushtruar në lokal, në lagjen nr.18 në Korçë, policia ka gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjete të tjera mbi banakun e lokalit, të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike
Blutë kanë arrestuar pronarin e lokalit Nikolin Kapurani. Po ashtu, mësohet se është vënë në hetim në gjendje të lirë një klient, të cilit iu gjet një cigare kanabis.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 18, në lokalin në përdorim të 27-vjeçarit, gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjete të tjera mbi banakun e lokalit, të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike. Gjithashtu, shtetasit tjetër N. K., iu gjet një cigare me lëndë të dyshuar cannabis”, njofton policia.