Detaje të reja dalin në pah për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Greqi nga një shqiptar.
Sipas autoriteteve greke 45-vjeçari shqiptar me tatuazhi e Faliros së Vjetër është larguar nga Greqia në datë 27 tetor, në drejtim të Shqipërisë dhe është duke u fshehur në qytetin e Vlorës.
Policia greke shprehet se ka në dorë AND-në e autorit , pasi kanë arritur ta sigurojnë atë përmes makinës së të dhunurës së parë.
Ndaj 45-vjeçarit shqiptar është ngritur një dosje me një sërë akuzash si, përdhunim, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.
Policia greke po vazhdon hetimet për gjetjen dhe arrestimin e autorit.