Për më shumë se 2 orë bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Arbrit”, trafik i rënduar për faj të gurores te “Shkalla e Pojanit”

Rruga e Arbrit është kthyer në një ‘makth’ për shqiptarët.

Mbi të gjithë ata që penalizohen akoma më rëndë janë banorët e zonës të cilët çdo ditë përballen me trafik të rënduar për shkak të bllokimit të rrugës (pa njoftim) sipas tekave të kompanisë që kryejnë punimet duke “ia nxirë jetën” shoferëve.

Prej më shumë se dy orësh ky aks mësohet se ka pengim të qarkullimit dhe radhë të gjata automjetesh, te vendi i quajtur “Shkalla e Tujanit”.

Arsyeja e bllokimit janë punimet në skrapatat anësore të rrugës, për të shmangur erozionin apo rrëshqitjet e dherave dhe shkaktuar ndonjë aksident.

Teksa çdo dy orë ka bllokim rruge dhe kjo situatë është bërë problematike dhe shqetësuese, për arsye se në atë aks kombëtar ka dhe urgjenca mjekësore që kalojnë dhe kërkojnë korsi të lirë.


Shtuar 5.09.2024 19:55