Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në orën 18:30 do të mbledhë kryesinë e partisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në takim do të diskutohet për situatën e krijuar pas dhunës gjatë protestës së 8 janarit, të organizuar nga Berisha.
“Te nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”, përfundon njoftimi./albeu.com/