Nga Ylli Manjani
Nuk mirkuptoj askënd që përdor “bukën e kalamajve” si argument për të legjitimuar atë që bën.
Të lidhura
None found
Askënd, po askënd fare!
Çdo me thënë kjo?!
Hajde të të rrah, dhunoj, shoqëroj në polici me dhunë, helmoj me gaz e të të dynd në gjoba dhe mos ma merr për ters se e bëj “për bukën e kalamajve”!!!
Pse vetëm policët paskan kalamaj?!
Ata që protestojnë çkanë?!
Po pse mo kalamaj kanë vetëm ata që punojnë në shtet?! Deputetët, ministrat, drejtorët e nënpunësit paskan kalamaj?!
Vetëm ata që bëjnë presion për vota (patronazhistët e komisionerët) paskan kalamaj dhe, votuesit vetë jo?!
Po ç’llogjikë është kjo?!
“Falja se e bën për bukën e kalamajve”- thonë disa.
Jo or jo, nuk fal askënd!
Dhe jo për “bukën e kalamajve” por për dinjitetin e tyre, për pavarësinë e tyre nga “buka” e fituar në kurriz të të tjerëve.
Burra legena!
Fshiheni pas kalamajve.
U përmendni edhe bukën, pa le!
Mos i ngatërroni kalamajt me këto pisllëqe!
Ptu!
