Peleshi: Vendosim Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta  

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi sot ka prezantuar në Kuvend projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”.

Në lidhje më këtë Peleshi ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë projektligj, që siç tha ai aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare e vendos vendin në hartën e vendeve të sigurta.

“Do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta. Nisma për aderimin e Shqipërisë në këtë organizatë është e ministrisë së Mbrojtjes. Para pak kohësh kemi miratuar edhe ligjin për aderimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të hidrografisë.

Me këtë të sotmin përforcojmë kuadrin ligjor për lundrim të sigurt. Edhe sot ne i zbatojmë rregullat e lundrimit të sigurt në mënyrë vullnetare, por anëtarësia në këtë organizatë na jep akses në trajnime, por edhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit. Do të mundësojë plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e detarisë. Ka edhe një tarifë. Është 17675 euro në vit do të përballohet nga buxheti i ministrisë”, deklaroi Peleshi./albeu.com


Shtuar 22.09.2022 10:36