Peleshi: Lajm i mirë, shuhen plotësisht zjarret në Postribë dhe Mazrek

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë se, zjarret në Postribë dhe Mazrek janë shuar plotësisht, ndërsa po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit.

Ministri ka dhënë informacion edhe për vatrat e tjera në vend, ndërsa ka falenderuar çdo efektiv të FA dhe për ekuipazhet e helikopterëve të Holandës dhe Çekisë të cilët vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shurjen e plotë të zjarreve në vend.

Postimi i Peleshit:

Sot e nisëm ditën me lajmin e mirë së në Postribë dhe Mazrek, zjarret janë shuar plotësisht. Po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës. Po mbahen në konkroll vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit, në Thirrë si dhe në fshatin Patalej në Lezhë. Po në qarkun e Lezhës ditën e djeshme është arritur 60% e izolimit te vatrave, ndërsa në bashkinë e Mirditës, vatra e zjarrit është me intesitet të ulët. Vazhdon me përkushtim puna e “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive në Kukës, ku situata është ende delikate si pasojë e vatrave të zjarrit. Fatmirësisht deri më tani nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Mirënjohje për çdo efektiv të FA dhe për ekuipazhet e helikopterëve të Holandës  dhe Çekisë të cilët vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shurjen e plotë të zjarreve në vendin tonë./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 12:04