Partia Demokratike do të zhvillojë sërish këtë të hënë protestën e radhës, e cila do të mbahet para godinës së Kryeministrisë.
Si pasojë e protestës, pritet të ketë bllokime të qarkullimit në bulevard dhe në disa segmente të tjera rrugore të kryeqytetit.
Policia njofton se deri rreth orës 18:00, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Gjithashtu, të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të bllokuara, duke ndikuar në trafikun e mjeteve.
Si pjesë e masave të sigurisë, policia ka vendosur përdorimin e kamerave për monitorim të vazhdueshëm, lyerjen me graso të shtyllave elektrike për të shmangur ngjitjen ose dëmtimet, si dhe ndalimin e automjeteve të televizioneve për t’u parkuar para Kryeministrisë, një rregull që nuk është respektuar në protestat e mëparshme.
