PD kallëzon në SPAK kryeparlamentaren, ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues policie

Një punonjës i Forcave Speciale, gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbat

Deputeti Luan Baçi që pretendon se u kërcënua me armë nga një efektiv policie në territorin e Kuvendit të Shqipërisë, selia blu ka dalë me një vendim unanim.

“Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.

Deputeti Luan Baçi, deklaroise, po futej në parlament kur polici i u bë gati të nxirrte armën.


Shtuar 17.10.2024 13:35