PD HAP LETRAT/ Vangjeli: Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit, miliona euro tendera kompanive të të dënuarit me 2 vite burg

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit.

Kësaj rradhe denoncojmë 57 kontrata publike tenderash që Veliaj në mënyrë korruptive ka lidhur në shkelje të ligjit me 3 subjekte tregtare.

Subjekti i parë Regli shpk me administrator dhe pronar në shtetas të dënuar nga gjykata me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve për një tender me objekt:  “Sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë.

Subjekti i dytë “MC Catering shpk” në pronësi të personit të dënuar përmendur më lart deri 2012 dhe aktualisht në pronësi të djalit të tij.

Subjekti i tretë që ka ndërruar 3 herë emrin aktualisht  “Eagle Cons shpk” ( ish Eglenti shpk , ish 2 Binjaket) në pronësi të vajzës së të dënuarit.

Kompania e kapur në vjedhje me tender në 2018 për të cilën u dënua administratori njëherësh  pronari i saj, nuk e ka penguar Erjon Veliajn të lidhë këto kontrata:

Sipas Open Corporates Albania, Regli shpk në bashkëpunim me “MC catering shpk” përfituan 14 kontrata me vlerë totale 3 milion euro pa tvsh;

“Regli shpk” në bashkëpunim me “MC catering shpk” dhe “Eglenti shpk” përfituan 9 tendera vlera totale 2.3 milion euro pa tvsh;

 

“MC catering shpk” i vetëm 23 procedura total 1.4 milion euro;

“Eglenti shpk” i vetëm 11 procedura vlera total 489 mijë euro.

Kështu pra, Veliaj në vend ta skualifikonte ofertën e paraqitur nga kompania në pronësi të të dënuarit apo ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve pjesë e të cilit ishte subjekti me pronar të dënuarin, i  jep në total rreth 7 milion euro tendera atij së bashku me familjarët e tij.

Në shkelje të ligjit për prokurimin publik të kohës neni 45 pika 1/b si dhe vkm për rregullat e prokurimit publik neni 15.

 


Shtuar 14.09.2024 11:11