PD dhe PS nuk arritën konsensusin në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj. Me kërkesë të nënkryetarit socialist, Plarent Ndreca mbledhja u shty për nesër në orën 10:00.
Opozita nuk ishte dakord që Beqaj të prezantonte me power point argumetat që ai kishte bë lidhje me konçesionet në Shëndetësi, ndërsa akuzoi PS se ishte një skenar për të penguar dëshminë e tij.
Po ashtu, opozita dhe mazhoranca nuk kanë gjetur dakordësi as për zgjatjen e afateve të punimeve të Komisionit të Hetimor. Zyrtarisht afatet e komisionit përfundojnë në datën 14 nëntor.