Shumica e dinë që uthulla e mollës ka efekt pozitiv në flokë, aplikimi i saj është armë e besueshme në luftë kundër artritit dhe dhembjeve të nyjave, mirëpo më pak e njohur që është aleat i shkëlqyeshëm në kurimin fytyrës!
Nëse ju mundojnë problemet me lëkurën, si p.sh. sukrepi, inflamacioni, aknet dhe poret e zgjeruara, uthulla e mollës është zgjidhje ideale.
Uthulla e mollës mund ta përmirësojë vlerën e pH-së së lëkurës tuaj, duke parandaluar paraqitjen e puçrrave dhe mbylljen e poreve, duke bërë që lëkura juaj as të mos thahet, e as të ketë tepër yndyrë.
Uthulla e mollës do ta përmirësojë ngjyrën dhe gjendjen e lëkurës. Mund ta nxisë qarkullimin e gjakut në kapilarët e vegjël, që janë përgjegjës për rrjedhën e materieve ushqyese në lëkurë. Do të mënjanojë bakteret e dëmshme dhe qelizat e vdekura të lëkurës.
Përmbajtja e sulfurit do ta reduktojë dukshmërinë e rrudhave dhe njollave të plakjes. Gjithashtu do të ndihmojë në mënjanimin e shtresave dhjamore në sipërfaqe të lëkurës dhe ta reduktojë dukshëm heqjen e saj.
Si ta përdorni:
Si toner natyror. Përzieni një të tretën e uthullës së mollës me dy të tretat ujë dhe tundeni mirë.
Vendoseni në fytyrën e pastër me një copë pambuku, e pasi të thahet lëkura vendoseni kremin hidratues.