Qeveria ka emëruar Valbona Zhupën si drejtoreshë të Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Ky është vendimi më i fundit i qeverisë, i marrë për shkak se Armela Krasniqi, në krye të kësaj Agjencie, u zgjodh tre ditë më parë nga Parlamenti si kryetarja e re Autoritetet të Mediave Audiovizive.
Valbona Zhupa është gazetare me eksperiencë dhe kohëve të fundit ka punuar edhe në Radio Televizionin Shqiptar.
Vendimi
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH)
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Armela Krasniqi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Valbona Zhupa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.