Pas zbulimit të Omicron, numri i rasteve në Afrikën e Jugut është dyfishuar brenda një dite

Numri i rasteve me Covid-19 të regjistruara në 24 orët e fundit në Afrikën e Jugut është  dyfishuar që nga dita e djeshme, duke arritur në 8,561, njoftoi Instituti Kombëtar i Sëmundjeve të Transmetueshme (NICD).

Përqindja e pozitivitetit, pra numri i rasteve pozitive në totalin e analizave të kryera, ka shkuar në 16.5% sot, nga 10.2% që ishte dje. Megjithatë, numri i vdekjeve dhe shtrimeve në spital nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike, sipas NICD.

Të lidhura

None found

Më parë, NICD raportoi se varianti Omicron ishte identifikuar në pesë nga nëntë provincat e vendit dhe përbënte 74% të mostrave të analizuara në nëntor. Rasti i parë i njohur daton në 8 nëntor, në Gauteng, provincën më të populluar.

Në fund të tetorit, shumica e mostrave të analizuara ishin të variantit Delta, por në nëntor Omicron e kaloi atë./albeu.com


Shtuar 1.12.2021 22:03