Pas skandalit erotik të Safet Gjicit, Këshilli Bashkiak i Kukësit mblidhet për herë të parë, Pandeli Majko i pranishëm

Këshilli Bashkiak i Kukësit ka zhvilluar mbledhjen e parë pas skandalit që ndodhi në ambientet e bashkisë me ish-kryetarin Safet Gjici.

Në fjalën e tij në mbledhje, kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja kërkoi ndjesë dhe tha se duhet të vijojë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.

I vemti këshilltar që kundërshtoi fjalën e Mujës ishte Fasli Gërmizi, i cili dënoi video-skandalin e Gjicit dhe kërkoi dorëheqjen e të gjithë këshilltarëve të përfshirë dhe kryetarit actual të Bashkisë së Kukësit.

Ndërkohë, në këtë mbledhje Granit Gjana u prezantua në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.

I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe deputeti socialist dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko.

Kujtojmë q ëish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u përfshi në një skandal seksual në zyrat e Bashkisë, ku shfaqet me një vajzë të identifikuar si Alma K.

Pas aktit ata dëgjohen në video të bisedojnë edhe për një tender në lidhje me qentë e rrugës, teksa për rastin kanë nisur hetime.

Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të videos.

 

 


Shtuar 23.06.2023 11:34