Pas SHBA-së dhe KE-së, Kanadaja ndalon TikTok-un në të gjitha pajisjet e qeveritarëve

Kanadaja do të ndalojë aplikacionin “TikTok” në të gjitha pajisjet të cilat përdoren nga qeveritarët duke filluar nga e marta e kësaj jave.

Vendimi është marrë nga një rishikim nga shefi i informacionit të Kanadasë duke thënë se aplikacioni “paraqet një nivel të papranueshëm rreziku për privatësinë dhe sigurinë”, tha një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë.

Ky njoftim erdhi vetëm disa ditë pasi Komisioni Europian njoftoi për një ndalim të ngjashëm.

Kryeministri Justin Trudeau, tha se deri më tani kishte mjaf shqetësime në lidhje me sigurinë e aplikacionit, sa për të kërkuar këtë ndryshim.

“Ky mund të jetë hapi i parë, ky mund të jetë hapi i vetëm që duhet të bëjmë,” tha ai në një konferencë shtypi pranë Torontos.

TikTok është kritikuar për përdorimin e informacionit personal dhe lidhjet me qeverinë kineze.

Ndërkohë punonjësve federalë në Amerikë u është ndaluar përdorimi i aplikacionit në fund të vitit të kaluar dhe një numër universitetesh amerikane gjithashtu e kanë ndaluar përdorimin e “TikTok”.

Kompania këmbëngul që zyrtarët e qeverisë kineze nuk kanë akses në të dhënat e përdoruesve dhe se një version kinez i aplikacionit është i ndarë nga ai i përdorur në pjesën tjetër të botës, dhe janë shprehur shumë të zhgenjyer nga ky vendim. Ndalimi për punonjësit e Komisionit Evropian do të hyjë në fuqi më 15 mars./Albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 22:19