Pas divorcit me Jennifer Lopez, Ben Affleck ndez thashethemet për një ribashkim me ish-bashkëshorten

Disa javë pasi divorci i tij nga Jennifer Lopez u finalizua në fund të shkurtit, duket se Ben Affleck e gjeti “ngushëllimin” me ish partneren e tij . Disa foto të siguruara ekskluzivisht nga mediat britanike , kanë  zbuluar aktorin duke përqafuar me butësi ish-bashkëshorten e tij 52-vjeçare dhe nënën e tre fëmijëve të tij, Jennifer Garner.

Çifti po luante paintball në Combat Paintball Park në Castaic afër Los Anxhelosit me fëmijët e tyre, Finn 16 vjeç dhe Sam 13 vjeç.

Thashethemet për një ribashkim   mes ish  çiftit, të cilët ishin të martuar për 13 vjet nga 2005 deri në 2018  kanë qarkulluar për muaj të tërë.

Sipas burimeve Affleck dhe Garner po dërgojnë mesazhe, dhe po komunikojnë me njëri-tjetrin shumë më tepër se sa kanë bërë vitet e fundit.

 

“U bë shumë e qartë për Ben pas ribashkimit të tij me JLo se ‘ ajo nuk ishte dashuria e jetës së tij por Jen [Garner] ishte. Jen ishte pranë tij gjatë ndarjes dhe do të jetë gjithmonë pranë tij. Ata janë miqtë më të mirë dhe kanë fëmijë së bashku.” përfundoi burimi.

Garner thuhet se është në lidhje me CEO të teknologjisë John Miller që nga viti 2018. Dhjetorin e kaluar, pati zëra se ata ishin fejuar kur ajo u pa me një unazë të ndezur në gisht.


Shtuar 4.03.2025 15:55