Pas dënimit me burg, reagon avokati i Tahirit: Do bëjmë rekurs

Pas dënimit me burg 3.4 vite të Saimir Tahirit, ka reaguar avokati i këtij të fundit për mediat.

Maks Haxhia: Do na falni se ana emocionale…Lidhur me këtë vendim, pavarësisht se unë jam avokat, dënimi ishte skandaloz. Por në këtë botë dimë të sigurtë vetëm lindjen dhe vdekjen. Aplikimi i gjëje të tillë është hakmarrje. Edhe pse për shkak të procedurës që la në fuqi vendimin, vendosja në planin fajtor në bazë të aplikimit ishte e papritur, jo se na çuditi por ishte non sens politik. Ata që i tremben Saimir Tahirin kanë frikë për pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që të mos vinte, kishte njerëz që i thoshin “ik” por ai donte të përballej me drejtësinë. Sot do të shkojë në Drejtorinë e Policisë.


Shtuar 4.02.2022 18:28