Pas bisedimeve në Stamboll, Rusia vendos të ulë aktivitetin ushtarak në Kiev dhe Chernihiv

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Alexander Fomin thotë se Rusia do të “ulë rrënjësisht” aktivitetin ushtarak jashtë Kievit dhe Chernihiv-it, sipas agjencisë së lajmeve Tass.

Forcat ruse duket se kanë ngecur në këtë zonë, ndërsa më herët ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ukrainase kishin arritur të largonin rusët nga një numër pozicionesh. Ai tha se Rusia mbetet një kërcënim serioz për Kievin për shkak të aftësisë së saj sulmuese.

Qyteti verior i rrethuar i Chernihiv ka mbetur nën zjarrin rus sot, sipas zyrtarëve ukrainas. Kryetari i bashkisë së qytetit vlerëson se 400 banorë janë vrarë atje që nga fillimi i luftës.

 


Shtuar 29.03.2022 14:04