Ditën e sotme pritet të paraqiten në Prokurori për të dëshmuar rreth protestës së 8 janarit kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Gazment Bardhi.
Kujtojmë se një ditë më parë u paraqit në Prokurori ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka.
Të lidhura
None found
Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal. Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit edhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimit të bombolave anti-zjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli./albeu.com/
