“Partnerja flakë me xixa, ti karbon i lagur”, Maestro zhgënjen jurinë: Më janë qepur këmba-këmbës! Marjana e infiltruara e Luizit?!

Armaldo dhe Mariana vijnë për herë të parë në “Dancing With The Stars” me një Rock and roll. Por nuk u vlerësua pozitivisht nga juria, e cila tha se Maestro dukej shumë i hutuar.

Iliri: Maestro ti sapo interpretove në kërcim një nga filmat e mi të preferuar, “The Blues Brothers”. Madje edhe një nga filmat e tu, sepse duhet ta kesh parë shpesh herë këtë javë. Sa i përket hapave rrahja ishte ok, ndërsa hapi në tokë me thembra dhe shukerim shpatullash ishte jo mirë. Unë shoh partneren flakë me xixa dhe ty karbon pak i lagur.

Të lidhura

None found

Maestro: Faleminderit.

Olta: Maestro, po ca të mora më sysh unë. E fillove që atje sipër, u mërzite dhe ja bëre balerinës tënde ohuuuu… Dhe erdhe këtu.

Maestro: Po ja më ka emocionuar kjo e kuqa jote…

Olta: Jo, kjo duhet të të kishte tërbuar jo emocionuar. Unë vura re se pa duart e Marjanës ti humbet fare. Bëhesh lëmsh që u bëfsh lëmsh u bëfsh.

Maestro: E o u bëfshi lëmsh.

Valbona: Po ç’faj kemi ne të bëhemi lëmsh se u bëre lëmsh ti. Unë jam pak e habitur se ti e njeh skenën dhe u hutove pak sot. Pse mo?

Armaldo: Kur nuk pashë Marjanën në një moment u hutova, por e rëndësishme ishte që e çuam kërcimin deri në fuind.

Olta: Jo për pak e le…

Lori: Unë shpresoj që të të shpëtojë publiku, sepse u ndje shumë ajo përhumbja atje lart. Hipe sipër tavolinës dhe pastaj kur zbrite mendova se do të ishe më i qartë, por ishe më i paqartë.

Por si votoi juria? Valbona Selimllari e ka vlerësuar Armaldo Kllogjerin dhe Marianën me 6 pikë, Lori 4 pikë, Iliri 5 pikë dhe Olta Gixhari 5 pikë.

20 pikë për Maestron, por a ndikuan debatet gjatë javës me partneren e kërcimit për paraqitjen e Armaldos në Big Brother VIP dhe raportet e tij me Luizin, në rezultat? Armaldo duke qeshur tha shkurtimisht se atë po e ndjekin këmba-këmbës dhe intuita i thotë që Marjana është e infitruar.

Maestro: Jo, unë kam debat sepse nuk po më lënë rehat, më janë qepur këmba- këmbës. Por mendoj, intuita ime 99%, mund të jetë e infiltruar kjo Mariana.

Bora: Nga kush?

Armaldo: Po lëre tani.

Si përfundim Armaldo falenderoi jurinë dhe iu lut publikut ta shpëtonte nga eleminimi duke votuar VIP 11.


Shtuar më 20.10.2023 23:43

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber