I njohur në drejtësinë shqiptare, zbulohet kush është daja i Elsa Lilës që kishte marrëdhënie të ngushtë (FOTO LAJM)

Dy ditë më parë, lajmi se Elsa Lila është vënë në pranga në Itali bëri mjaft bujë. Këngëtarja ishte në mesin e 13 personave që trafikonin lëndë narkotike midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.

Sipas mediave italiane këngëtarja ka patur rolin e financieres në grupin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe ishte “e besuara” e kokave të grupit.

Arrestimi tronditi gjerësisht shqiptarët të cilët e njihnin këngëtaren si një figurë të pastër të skenës.

Avokati Saimir Vishaj është daja i Elsës. Ai publikon herë pas here në profilin e tij në rrjetet sociale foto të motrës së tij të ndjerë, nënës së Elsa Lilës e cila u vra në ’97.

Elsa Lila dhe daja i saj duket se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë, pasi në rrjet qarkullojnë disa foto të tyre ku shihen mjaft të hareshëm. Por avokati nuk ka bërë asnjë reagim përsa i përket arrestimit të mbesës së tij./albeu.com/

Shtuar 23.03.2022 21:41