Partia e Lirisë refuzon Berishën dhe merr vendimin, Ilir Meta kandidon për deputet në listat e hapura të Tiranës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të jetë në listat e hapura si kandidat për deputet në Qarkun Tiranë në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 11 Maj.

Vendimi i Ilir Metës është miratuar këtë mbrëmje edhe nga Kryesia e Partisë së Lirisë.

Meta u shpreh më herët se prioritet është fitorja e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, por shtoi se synojnë dhe një grup parlamentar me dy shifra, duke u munduar të marrin sa më shumë mandate nga listat e hapura të kandidatëve.

Kujtojmë se më 3 mars, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se Meta duhet të jetë në pjesën e mbyllur të listës së koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për shkak të pamundësisë së tij për të bërë fushatë nga qelia.


Shtuar 10.03.2025 20:44

Tags: ,