Këtë të hënë më 16 mars 2026, Partia Demokratike mbledh Kryesinë, një ndër organet kryesore vendimarrëse pas Kuvendit Kombëtar.
Siç raporton gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, Kryesia e PD-së do të mblidhet në orën 12:00, ku pritet të diskutohet vijimi i aksionit opozitar të kësaj force politike, që siç e kemi parë kohët e fundit, i ka intensifikuar protestat kombëtare. Protesta e radhës do
Megjithatë, do të ketë diskutime edhe për sa i përket riorganizimit të PD-së dhe zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen në parti brenda pak muajsh.
Në orën 14:00, pritet të mblidhet gjithashtu edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, një mbledhje rutinë e cila zhvillohet gjithmonë një ditë përpara seancave plenare, në mënyrë që deputetët të koordinohen mbi qëndrimet që do të mbajnë në Parlaament.
