Demokratët kanë çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në sheshin “Nënë Tereza” krah “arkitektit” të fushatës së tij, Chris LaCivita. Ai u prit nga demokratët me brohoritje dhe flamuj shqiptarë dhe amerikanë.
Hapja e kësaj fushate u bë me këndimin e himnit të Shqipërisë nga këngëtari Renis Gjoka. Ndërkohë që në vijim, u vazhdua me prezantimin një për një të gjithë kandidatëve demokratë në 12 qarqet e vendit.
Kjo mbrëmje pritet të jetë plot supriza nga demokratët