Parlamenti i Ukrainës zgjat ligjin ushtarak me 30 ditë të tjera

Verkhovna Rada, parlamenti i Ukrainës, miratoi zgjatjen e ligjit ushtarak në vend me 30 ditë të tjera.

Kujtojmë se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpalli gjendjen ushtarake në të gjithë vendin pas pushtimit rus më 24 shkurt.

Zelensky prezantoi në Verkhovna Rada projektligjin 7300 për zgjatjen e ligjit ushtarak në Ukrainë më 19 prill.

300 deputetë të parlamentit votuan pro dokumentit./albeu.com


Shtuar 21.04.2022 17:18