Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndarë një lajm të gëzueshëm në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se këngëtarja Parashqevi Simaku ka arritur të komunikojë për herë të parë në video me ish-bashkëshortin dhe djalin e saj pas një periudhe shumë të gjatë.

Në postimin e tij, Ilirjani ka shkruar: “Parashqevi Simaku foli më në fund në video konferencë me djalin dhe ish-bashkëshortin! Gëzuar Krishtlindjen, gëzuar Shën Premten!”

Ky moment i prekshëm vjen pas më shumë se 10 vitesh, gjatë të cilave besohet se këngëtarja nuk ka pasur asnjë kontakt me djalin e saj që nga ndarja me bashkëshortin.


Shtuar 18.12.2024 18:41