Parashikimi i motit për javën e ardhshme/ Reshje dëbore dhe temperatura të ulëta

Për javën e ardhshme, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme, për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme, ditën e enjte e pjesërisht ditën e martë, moti pritet që moti të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Ditën e mërkurë, dhe ditën e premte moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në lartësitë mbi 1000-1200m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.

Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek.

 


Shtuar 5.01.2025 17:48