Parashikimi i motit për datën 11 gusht 2022

Ditën e enjte, në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqëndrueshme në mesditë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje.

Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal.

Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht, në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme.
Valëzimi në dete i forcës 3 ballë

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 29°C
në zona e ulëta 17 deri 35°C
në zona bregdetare 20 deri 33°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!/albeu.com