Parashikimi i motit për datën 1 shtator 2023

Dita e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpëjtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 27°C

në zonat e ulëta 18 deri 32°C

në zonat bregdetare 19 deri 34°C

 


Shtuar 1.09.2023 07:11