Këtë të premte, vendi ynë parashikohet të jetë me diell pa përjashtuar vranësirat e pakta, deri mesatare kalimtare në relievet malore në Veri të territorit kryesisht në Alpe, të cilat priten të shoqërohen me reshje të dobëta shiu (pika).
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit dhe relativisht e lehtë me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 gradë deri 37°C
në zonat e ulta 16 gradë deri 39°C
në zonat bregdetare 19 gradë deri 38°C