Këtë të premte në vendin tonë, si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.
Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin e vendit.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.