Parashikimi i motit 7 Janar 2025/ Vranësira dhe reshje shiu

Moti në vendin tonë, do të jetë i kthjellët por i ftohtë, Më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jënë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave, duke risjellë reshjet e shiut në të gjithë vendin; më të dendura në orët e mesnatës..

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në në dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 7.01.2025 07:57