Parashikimi i motit 4 Nëntor 2025/ Vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim.

Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët dhe vranësira të pakta vetëm në zonat malore. Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.

Deti do të ketë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.


Shtuar 4.11.2025 07:19