Parashikimi i motit 31 Janar 2025/ Kthjellime dhe vranësira, si pritën të jenë temperaturat

Këtë të premte vendi ynë, do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, në të gjithë territorin ku më të dendura do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje.

Të lidhura

None found

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 19°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgë 2- 3 ballë.


Shtuar 31.01.2025 07:41