Parashikimi i motit 3 Shkurt 2025, kthjellime dhe vranësira të lehta

Vendi ynë, do të vijojë të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore, duke sjellë momente me flokë dëbore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes, të mbeten nën ndikimin e vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore.

Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i situatës së motit, por ulen ndjeshëm temperaturat e ajrit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2-3 gradë C si në orët e mëngjesit dhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 13°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 3.02.2025 07:39