Parashikimi i motit 29 Shtator 2025, vranësira dhe rrebeshe shiu

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike, duke bërë që vranësirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe Veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin.

Herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 26°C vlera më e lartë në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 29.09.2025 07:24