Parashikimi i motit 27 Shkurt 2025, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të enjte në vendin tonë, masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë të sjellin vranësira dhe reshje shiu.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të mbetet me vranësira dhe shira me intensitet deri mesatar ku sërish rrebeshe, do të ketë në zonat jugore dhe jugperëndimore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 16°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Fier dhe Kuçovë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor-Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.


Shtuar 27.02.2025 07:50