Parashikimi i motit 12 Prill 2025, kthjellime dhe vranësira të lehta

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë rritje të temperaturave në të gjithë territorin Shqiptar.

Për rrjedhojë orët e paradites, do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë, ku në zonat verilindore dhe lindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Të lidhura

None found

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 23°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 12.04.2025 07:37